Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali i basteve, UEFA përfshin në hetime edhe ekipet e Tiranës e Vllaznisë
English

Skandali i basteve, UEFA përfshin në hetime edhe ekipet e Tiranës e Vllaznisë

Zyrih, 26 nëntor, NOA - Skandali i basteve që ka përfshirë futbollin evropian, duket se nuk lë pas nga hetimet e UEFA-s edhe ekipet shqiptare.

Një fakt i tillë u konfirmua nga krerët e lartë të këtij institucioni, të cilët kanë pohuar se do të hetojnë për ndeshje të trukuara edhe ekipet shqiptare të Vllaznisë dhe Tiranës.

Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0 si edhe për dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0. P

UEFA ka kërkuar informacione të detajuara me to nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ajo ka deklaruar se deri tani 7 klube janë zyrtarisht nën hetim: Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubjana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u miratua ligji kundër shitjes së ndeshjeve që parashikon deri në 7 vjet burg për abuzuesit.

n.e/NOA

KOMENTE