Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon përfaqësues politikë serbë në Kosovë: Të jeni konstruktivë, për interesin tuaj
English

Meta takon përfaqësues politikë serbë në Kosovë: Të jeni konstruktivë, për interesin tuaj

Prishtinë, 27 Nëntor NOA - Në vijim të vizitës së tij zyrtare dy ditore në Kosovë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, z. Sllobodan Petroviç, Kryetar i Partisë Liberale Serbe dhe z. Sasha Rasiç, Ministri i Kthimit dhe i Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës.

Meta përshëndeti pjesëmarrjen e gjërë të komunitetit serb në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, dhe theksoi se kjo do t'i shërbejë integrimit të mëtejshëm të tyre në institucionet e qeverisjes lokale e qendrore.

Ai shprehu bindjen se kjo klimë e qetë e paqësore do të ndihmojë në kthimin e personave të shpërngulur të komunitetit serb.

Z. Meta theksoi se bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i shërben së pari interesave të të gjithë serbëve të Kosovës si dhe të ardhmes evropiane të shtetit të ri.

Në këtë kuadër, ai u shpreh se komuniteti serb në Kosovë përbën një aset shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës evropiane, dhe nënvizoi se duhet parë nga e ardhmja, integrimi dhe përfaqësimi i tyre në të gjithë jetën dhe institucionet e vendit.

Në këtë kontekst, ai premtoi se Qeveria e Shqipërisë do të japë kontributin e saj për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit ose për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunat me shumicë serbe.

Z. Petroviç dhe z. Rasiç falënderuan z. Meta për takimin që u rezervoi përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë, dhe i uruan në gjuhën shqipe "Mirëserdhët në Prishtinë".

Me këtë rast ata vlerësuan se kontributi i Shqipërisë në proçesin e kthimit është një veprim tepër i mirëpritur nga ana e tyre.

Në vijim të vizitës së tij në Kosovë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Iliri Meta, u takua dhe me përfaqësuesin e komunitetit turk, në Kosovë, z. Mahir YaÄŸcilar, Ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor.

Z. Meta dhe z. YaÄŸcilar vlerësuan rëndësinë e madhe të zhvillimit të qetë dhe brenda standardeve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, ata ndanë besimin se në të ardhmen, priten njohje të reja për shtetin e pavarur të Kosovës.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE