Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli, përshëndet rezolutën e PE: I kërkoi opozitës të ndalë bojkotin parlamentar
English

Topalli, përshëndet rezolutën e PE: I kërkoi opozitës të ndalë bojkotin parlamentar

Tiranë, 27 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përshëndeti sot rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila vlerëson progresin e bërë nga autoritetet shqiptare në rrugën drejt BE-së.

"Jam këtu, për të përshëndetur rezolutën e Parlamentit Evropian që vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria.

Kjo rezolutë, i kërkon opozitës të ndalë bojkotin parlamentar dhe i kërkon asaj që të kryejë detyrën për të përfaqësuar votuesit e saj në parlament" tha sot Topalli gjatë një konference për shtyp.

"Në këtë vendim të parlamentit evropian, duke i kërkuar opozitës që të ndalë bojkotin e të hyjë në parlament, i kërkon kësaj të fundit të vijojë punën, bazuar në zgjedhjet e fundit, në parlament; ajo ve në dukje se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe se Këshilli ka marrë vendim për të ftuar Komisionin të përgatisë opinionin e vet mbi aplikimin e vendit; inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave në shërbim të progresit ekonomik dhe social të qytetarëve të saj, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian" tha më tej Topalli.

"Brenda dhjetë ditëve, Bashkimi Evropian pas 16 nëntorit, ditës më të rëndësishme në rrugën e BE-së, e barabartë për nga rëndësia me ftesën për NATO, i bën të qartë edhe një herë opozitës të ndalë bojkotin dhe të kryejë detyrën e saj në parlament.

Po dje, presidenca suedeze përmes ministrit të jashtëm Karl Bild i bëri të ditur qytetarëve shqiptarë se vlerëson autoritetet shqiptare në punën e tyre e siç thotë ai:

"Mirëpret veprimet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare", duke i inkurajuar më tej ato dhe duke i bërë të ditur shqiptarëve se në korrik 2010 do të hiqen vizat" shtoi Topalli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE