Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Berisha thotë shpifje monstruoze që mund t'i mendojë vetëm një njeri i sëmurë
English

Kodheli: Berisha thotë shpifje monstruoze që mund t'i mendojë vetëm një njeri i sëmurë

Tiranë, 30 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka reaguar sot për deklaratë e kryeministrit, Sali Berisha dhënë sot në Lezhë, duke theksuar se i ka mbetur vetëm një zgjidhje, të hapë kutitë.

"Njeriu që ditën e Bajramit përdori gjuhën e urrejtjes, njeriu që me fjalorin e tij turpëroi gra, fëmijë e të moshuar, njeriu që prej ditësh po krijon shpifjet më monstruoze që mund ti mendojë vetëm një njeri i sëmurë, po përpiqet të heq vëmendjen e shqiptarëve nga kutitë e votimit' tha Kodheli.

Sipas saj, Berisha duhet ta harrojë se mund të fshehë të vërtetën e 28 qershorit.

"Një popull i tërë kërkon hapjen e kutive, një e treta e të cilave, sipas OSBE-së është numëruar keq ose shumë keq.

Sali Berishës i ka mbetur vetëm 1 zgjidhje, të hapë kutitë. Pa hapur kutitë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhje" përfundoi Kodheli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE