Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet me këpucë në Francë, gazetari irakian që goditi ish-presidentin Bush
English

Goditet me këpucë në Francë, gazetari irakian që goditi ish-presidentin Bush

Paris, 2 dhjetor, NOA - Gazetari irakian Muntazer al Zaidi i cili u bë i famshëm në tërë botën për këpucët me të cilat goditi ish-presidentin amerikan Bush gjatë një fjalimi në Irak, i ka provuar edhe vetë goditjet e këpucëve ndaj tij.

Ka qenë një gazetar tjetër irakian, që ndryshe nga ai, e mbështet luftën e amerikanëve në Irak, që e ka goditur Al Zaidin ndërsa ai mbante një fjalim në Paris për viktimat e luftës në vendin e tij të shkaktuara nga lufta.

Mediat franceze raportuan se sulmuesi është një gazetar irakian, që ka jetuar në mërgim, dhe njihej si mbështetës i ndërhyrjes amerikane në Irak.

E ndërsa ndaj tij duket se askush nuk merr ndonjë masë, Muntazer al Zaidi vuajti një dënim prej 9 muajsh vetëm se gjuajti një autoritet të lartë ndërkombëtar, siç ishte Xhorxh Bush.

Al-Zaidi e gjuajti me këpucë atë dhe e quajti atë "qen" dhjetorin e kaluar në Bagdat gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki.

Menjëherë pas lirimit nga burgu, gazetari al-Zaidi doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi fajtor presidentin Bush për vuajtjet që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në vendin e tij në vitin 2003.

Ai nuk kishte kryer kurrë vepra penale më parë dhe sjellja e mirë gjatë qëndrimit në burg liruan më herët gazetarin i cili ishte dënuar me tre vite burgim.

n.e/NOA

KOMENTE