Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet sot Sofra Tiranse
English

Mblidhet sot "Sofra Tiranse"

Tiranë, 7 dhjetor NOA - "Sofra Tiranase", një aktivitet i përvitshëm, i cili sjell këngëtarët më të mirë popullorë, sivjet në edicionin e tij të pestë. Spektakli do të mbledhë sonte në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, jo vetëm tiransit, por të gjithë artdashësit që duan folkun, muzikën pop, etj. Prej disa vitesh ky aktivitet ka pësuar risi në mënyrën sesi e koncepton organizimin e këtij aktiviteti.

"Sofra Tiranase" është një spektakël origjinal, i cili nisi në sheshin "Nënë Tereza" dhe më pas në skenat e Piramidës, TKOB-së dhe së fundmi, prej pesë vitesh, në Pallatin e Kongreseve. Me kalimin e viteve ai solli përfshirje të disa zhanreve të muzikës si :muzikë popullore, muzikë e lehtë dhe pjesë instrumentale për formacione orkestrale të muzikës së dhomës e asaj klasike.

Spektakli i sivjetshëm do të ketë të ftuar special pianistin Ekland Hasa, njëri nga instrumentistët shqiptarë që interpreton në skenat italiane dhe evropiane. Programi i tij përmban ritme dhe motive andaluziane, sa klasike, aq edhe popullore. Nuk do t'i mungojë spektaklit edhe formacioni i fanfarave "Tirana Neë Band", që pretendojnë të sjellin në skenë atmosferën "alla Bregoviç". E ftuar speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe këngëtarja kosovare Shyhrete Beluli, e cila do të këndojë këngë epike.

Regjisor i spektaklit është Milto Kutali, skenografia nga Ilir Martini, producent, Arben Tafaj.

m.s/NOA

KOMENTE