Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Rinisë, miting i madh dhe festime në qendër të Tiranës për rënien e komunizmit
English

Dita e Rinisë, miting i madh dhe festime në qendër të Tiranës për rënien e komunizmit

Tiranë, 8 dhjetor, NOA - Shqipëria feston sot 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë e cila sinjifikon në të njëjtën kohë edhe ditën e pluralizmit në përkujtim të mitingjeve kundër diktaturës 19 vjet më parë.

Me rastin e kësaj dite, Partia Demokratike dhe qeveria në tërësi, kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti festiv të madh në orën 16.00 në qendër të Tiranës përmes të cilit do të kujtohet dita e protestave të studentëve kundër komunizmit.

"Endrra që ne bëjmë realitet" është slogani që përmban aktiviteti i sotëm duke pohuar se gati dy dekada më vonë nga ajo ditë tashmë Shqipëria ka bërë hapa para drejt Evropës dhe demokracisë, ashtu siç deshën vetë studentët.

Prej ditësh, drejtuesit e lartë demokratë janë duke e promovuar aktivitetin e sotëm duke pohuar se data 8 dhjetor sinjifikon në të vërtetë përpjekjet e rinisë dhe popullit shqiptar në tërësi për të qenë i lirë.

Sipas tyre, ky përvjetor i Ditës së Rinisë e gjen Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut dhe së shpejti edhe anëtare e Bashkimit Evropian, duke realizuar kështu ëndrrat e studentëve të viteve '90.

Ndërsa heqjen e afërt të vizave me BE ata e kanë cilësuar si shembjen e dytë të murit të Berlinit në Shqipëri, pas të parit që arritën të shembin studentët në atë dhjetor të largët.

n.e/NOA

KOMENTE