Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, bie nga kati i pestë i pallatit studentja, policia: Dyshojmë për tentativë vetëvrasje
English

Durrës, bie nga kati i pestë i pallatit studentja, policia: Dyshojmë për tentativë vetëvrasje

Durrës, 8 dhjetor NOA - Një studente 21-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të pestë të një pallati në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme në lagjen Nr.1 në Durrës kur studentja e fakultetit "Aleksandër Moisiu" ka rënë nga dritarja e katit të pestë ku banonte në një pallat 8-katësh.

Dy shoqet me të cilat studentja nga Bulqiza ndante qiranë e apartamentit alarmuan menjëherë policinë.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe transportuan drejt spitalit të Durrësit studenten e cila kishte ende shenja jete.

Pasi ka marrë mjekimet e para në spitalin e Durrësit, e dëmtuara u dërgua për mjekime më të specializuar në Spitalin ushtarak në Tiranë.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së studentes nga kati i pestë.

Nga hetimet e para dyshohet se vajza është hedhur vetë duke tentuar vetëvrasjen megjithatë ende nuk dihen motivet që do të verifikonin këtë dyshim të policisë, e cila theksoi se do të merren në pyetje shoqet e 21-vjeçares.

k.k/NOA

Â

KOMENTE