Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, mbante armë, arrestohet shqiptari 28 vjeçar
English

Itali, mbante armë, arrestohet shqiptari 28 vjeçar

Treviso, 16 Dhjetor NOA - Policia e Trevisos ka arrestuar ditën e djeshme një shqiptar 28 vjeçar me emrin Drini Karaj.

Policët ishin në patrullën e tyre të zakonshme dhe rastësisht kanë parë dy automjete të tipit "Renault" dhe "Golf".

Në të parin qëndronte shqiptari i cili kishte ndaluar dhe po për piqej të fliste me pasagjerët e makinës tjetër ku ndodheshin dy prostituta.

Në këtë moment policia i kërkoi shqiptarit të nxirrte dokumente dhe kur ai hapi kroskotin e makinës së tij ata dalluan një pistoletë e cila ishte e tipit berret e kalibrit 22 dhe rezultoi e vjedhur 7 nëntorin e shkuar.

Menjëherë pati një ndërhyrje të policisë gjë që u kundërshtua me dhunë nga shqiptari Drini Karaj i cili kërkoi dhe të ikte nga to. Por karabinierët arritën të vendosnin prangat tek shqiptari dhe pas një kontrolli që ju bë u gjetën dhe një sasi parash prej 2000 eurosh të cilat ai i kishte futur në kollaren e tij. Drini tha se paratë i kishte fituar nga puna e tij por mesa duket ai kishte nën zotërim prostitutat e makinës tjetër gjë që shpjegon dhe sasinë e parave që ai kishte fshehur. Për sa i përket vajzave që ndodheshin prapa shqiptarit ato ishin një shqiptare 22 vjeçare dhe një rumune 24 vjeçare për të cilat u mor masa e largimit të menjëhershëm nga shteti Italian.

r.b/NOA

Â

KOMENTE