Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, Camoranesi në rrezik për botërorin
English

Juventus, Camoranesi në rrezik për botërorin

Torino, 16 Dhjetor NOA - Mesfushori bardhë e zi i Juventusit, Mauro German Camoranesi, rrezikon të mos paraqitet në botërorin Afrikë e Jugut 2010.

Lojtari u dëmtua ndeshjen e së shtunës ku Juventus u mund nga ekipi i Barit dhe me sa duket ky dëmtim ishte shumë më i rëndë nga ç'mendohej në fillim.

Camoranesi ka marrë një goditje në kofshën e djathtë dhe duket se ka të bëjë me muskulin i cili ka pësuar një goditje të rëndë.

Pikërisht nga kjo gjë, për lojtarin do të duhet një periudhë e gjatë rikuperimi dhe bëhet fjalë për një kohë rreth 3 ose 4 muaj.

Një periudhë e gjatë kjo për Camoranesin i cili nuk do të ketë mundësi të luajë dhe kështu vë në rrezik prezencën e tij me përfaqësuesen Italiane.

Por pavarësisht nga kjo, në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle të reja nga stafi mjekësor i Juventus të cilat do të konfirmojnë gjendjen dhe kohën e rikuperimit të lojtarit Italo-Argjentinas.

r.b/NOA

KOMENTE