Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta kundër krimit të organizuar, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Letoni
English

Lufta kundër krimit të organizuar, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Letoni

Tiranë, 16 dhjetor NOA - Nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Letonisë marrëveshja mbi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe Ambasadorja e Letonisë për Shqipërinë me seli në Romë, Astra Kurme.

Marrëveshja ka për synim rritjen e përpjekjeve të përbashkëta dhe në mënyrë të veçantë intensifikimin e shkëmbimit të informacionit të nevojshëm për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe krime të tjera që kërcënojnë seriozisht sigurinë publike.

Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre, Zv/ministri i Brendshëm Peka dhe Ambasadorja e Letonisë Kurme nënvizuan pikërisht nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në funksion të forcimit të klimës së sigurisë në rajonet përkatëse dhe në një kuadër më të gjerë në gjithë hapësirën evropiane.

Zv/ministri Peka informoi ambasadoren Kurme mbi rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, nismat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar të gjitha fenomenet kriminale, e po kështu për reformat e vazhdueshme në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja Kurme shprehu përgëzimet e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pranimin e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurme garantoi për mbështetjen e plotë të Letonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe në mënyrë të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ambasadorja e Letonisë, Astra Kurme nënshkroi sot edhe marrëveshjen mes Letonisë dhe Shqipërisë për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar, marrëveshje që nga pala shqiptare u nënshkrua nga Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shyqyri Dekavelli.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bën të mundur mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që do të shkëmbehet midis institucioneve shtetërore të vendit tonë me institucionet homologe të Letonisë.

k.k/NOA

KOMENTE