Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paralizohet Parisi. Bora arrin të bllokojë edhe Kullën Eiffel
English

Paralizohet Parisi. Bora arrin të bllokojë edhe Kullën Eiffel

Paris, 18 dhjetor, NOA - Reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar një kaos të vërtetë për kryeqytetin francez, i cili ka mbetur thuajse i paralizuar nga bllokimi i krijuar prej dëborës.

Kështu, mediat franceze raportojnë se në Paris është krijuar një trafik i madh i makinave në qendër të qytetit.

Ndërkaq, edhe avionët janë vonuar shumë si në nisje, ashtu edhe në mbërritje në dy aeroportet kryesore të Parisit.

Madje, ajo që është më e çuditshme për këtë qytet metropolitan në zemër të Evropës është fakti se nga dëbora qenkan mbyllur edhe parqet e qytetit si dhe Kulla Eiffel, zona këto që vizitohen nga qindra turistë në ditë nga e gjithë bota.

Por sipas mediave franceze, situata është komplikuar edhe më shumë nga greva që prej një jave ka bllokuar linjën më të madhe të metrosë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE