Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festat, Bashkia e Tiranës ofron drekë për 300 fëmijë në nevojë
English

Festat, Bashkia e Tiranës ofron drekë për 300 fëmijë në nevojë

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranës ka ofruar sot një drekë për rreth 300 fëmijë në nevojë, kryesisht romë dhe jetimë për t'u dhënë atyre ndjesinë e një momenti të gëzuar, me rastin e festave të fundvitit, gëzim i cili u shtua edhe falë pranisë së vetë Kryebashkiakut Rama dhe urimeve që ai u drejtoi fëmijëve, me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë këtij aktiviteti, Kryetari i Bashkisë Edi Rama përshëndeti dhe ndau dhurata për fëmijët e pranishëm, duke u përcjellë atyre më shumë ngrohtësi dhe atmosferë festive.

"Është një kënaqësi e jashtëzakonshme kjo mundësi për t'u dhënë një moment gëzimi këtyre fëmijëve dhe njëkohësisht besoj dhe uroj që Viti i Ri të sjellë sa më shumë mbarësi, jo vetëm për ta por edhe për prindërit e tyre, ashtu si për të gjithë prindërit e familjeve në nevojë, që në kohë krize kanë vetëm nevojë për mbështetje, solidaritet në radhë të parë dhe pastaj për plotësimin e të gjithë atyre nevojave të tjera që për fat të keq nuk i plotësojnë dot"Â tha Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

k.k/NOA

KOMENTE