Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Në Lipjan dhe Prizren do mbahen sërish votime
English

KQZ: Në Lipjan dhe Prizren do mbahen sërish votime

Prizren, 23 dhjetor, NOA - Qytetarët e Prizrenit dhe të Lipjanit do të votojnë sërish për drejtuesit lokalë të komunës së tyre, pasi as në balotazhin e radhës nuk është arritur dot një përfundim rezultativ për zgjedhjen e tyre.

Ky është vendimi që ka komunikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, si cili komunikonte ndërkaq se vendimi për rivotim në Gjilan, do të merret pas procedurave shtesë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ditën e sotme, do të komunikohet edhe data e saktë për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komunash në Prizren e Lipjan. "Neve na nevojitet një plan konkret tani nga sekretariati, se për sa kohë do të mund t'i përgatisë sekretariati të gjitha punët, siç janë, riemërimi i këshillave të vendvotimeve, rishtypja e fletëve të votimeve, trajnimet për këshillat e reja të vendvotimeve, votimi me postë, e kështu me radhë", tha kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Nesim Lushta. Votimi për Prizrenin në KQZ, përfundoi me 8 vota për, 2 kundër dhe një abstenim, ndërsa me 7 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim u vendos që të shpallet rivotim edhe në Lipjan.

n.e/NOA

KOMENTE