Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha uron shqiptarët: Këto Krishtlindjet i festojmë si vend anëtar i NATO-s
English

Berisha uron shqiptarët: Këto Krishtlindjet i festojmë si vend anëtar i NATO-s

Tiranë, 25 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka uruar sot Krishtlindjet besimtarëve shqiptarë ku do që ndodhen.

Para gazetarëve, Berisha tha se kjo është një ditë e shenjtë dhe se këtë festë e festojmë si vend anëtarë i NATO-s.

"Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Krishtlindjet. Gëzuar këtë ditë të shenjtë të madhe ditë e cila shënon lindjen e Krishtit, moment ky që ndau kohërat dhe historitë.

Asgjë s'ka ndikuar më fuqishëm në historinë e qytetërimit sesa lindja e Krishtit ditë që frymëzon besim të madh, shpresë, dashuri te njeriu ndaj le të urojmë që Krishtlindjet të tjera të festojmë edhe më mirë.

I festojmë si një vend anëtarë i NATO-s çka do të thotë se dëshira, ëndrra jonë u bë realitet, Krishtlindjet e tjera t'i festojmë me lëvizje të lirë në mbarë Europën" tha në urimin e tij, kryeministri Berisha.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE