Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viktima e tetë e gripit të derrit në Shqipëri, 55-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera
English

Viktima e tetë e gripit të derrit në Shqipëri, 55-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera

Tiranë, 25 dhjetor, NOA - Sëmundja e gripit të derrit, e cila shkaktohet nga virusi AH1N1 ka rrëmbyer një tjetër jetë në spitalin e Infektivit në Tiranë, duke e çuar në tetë numrin e viktimave të deritanishme.

Bëhet fjalë për një grua në moshën 55-vjeçare nga qyteti i Tiranës, e cila mësohet se vuante nga diabeti dhe nga hipertensioni në momentin kur u sulmua nga virusi në fjalë.

Ajo ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ndërsa u paraqit atje në gjendje mjaft të rënduar e kështu që mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot nga kthetrat e vdekjes.

Si edhe në raste të tjera që kanë humbur jetën prej gripit të derrit, gruaja 55-vjeçare ka shfaqur shenja sëmundjesh të tjera paralele, e për këtë arsye mjekët kanë argumentuar se virusi ka qenë ekspansiv.

Realisht, në vendin tonë numërohen mbi 300 të prekur nga virusi i gripit të derrit, ndërsa kanë mbërritur tashmë 10 mijë dozat e para kundër A/H1N1 nga Hungaria, të cilat do të përdoren kundër shtresave që kanë më shumë premisa të sulmohen nga virusi që shkakton sëmundjen e gripit të derrit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE