Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëlloi me armë tre persona, kapet i shpalluri në kërkim
English

Qëlloi me armë tre persona, kapet i shpalluri në kërkim

Korçë, 30 dhjetor, NOA - Arrestohet nga policia një i ri i cili akuzohet se ka qëlluar me armë tre persona në bashkëpunim me të tjerë. Lajmi bëhet me dije nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke konfirmuar se i ndaluari është 19-vjeçari D.Deli, i cili ishte shpallur në kërkim pas një plagosje të ndodhur një javë më parë në Korçë.

Ndalimi i tij u krye pasi ai në bashkëpunim me shokët e tij K.Bode dhe R.Metko, kanë qëlluar me sende të forta dhe armë zjarri tre personat E.Lipo, A Zere dhe N.Cico.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy grupeve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip-pistoletë Beret e kalibri 9mm, një karikator si dhe katër fishekë, ndërsa R.Metko është arrestuar që ditën e ngjarjes.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë dhe "Prishjes së rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim".

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE