Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacionet e suksesshme antiterroriste, rihapet ambasada e SHBA në Jemen
English

Operacionet e suksesshme antiterroriste, rihapet ambasada e SHBA në Jemen

Jemen, 5 janar, NOA - Pas dy ditësh mbyllje për shkak të kërcënimeve të degës rajonale të Al Kaidës në Jemen, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë vend është hapur sërish.

Një fakt të tillë e kanë pohuar autoritete të larta amerikane, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të internetit të ambasadës së SHBA-ve.

Sipas saj, forcat e sigurisë së Jemenit të hënën kanë kryer operacione të suksesshme antiterroriste duke adresuar "fusha të caktuara të shqetësimit" në veri të kryeqytetit Sana dhe ka qenë ky fakt që e ka shtyrë këtë ambasadë të vazhdojë punën normalisht. Diplomatët thanë se ambasadat britanike dhe franceze gjithashtu sot e vazhduan punën, por shërbimet konsullore të tyre mbeten të mbyllura për publikun.

Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini pohoi se ambasada italiane në Jemen nuk ka për t'u mbyllur.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE