Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, policia arreston dy të rinj të shpallur në kërkim
English

Durrës, policia arreston dy të rinj të shpallur në kërkim

Durrës, 6 janar NOA - Policia e Qarkut Durrës ka bërë të mundur sot kapjen e dy personave të kërkuar, njeri prej të cilëve i akuzuar për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentative.

Roland Nura, 22-vjeç u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 20 gusht të vitit 2009 në lagjen Nr.11 në Durrës, ku mbeti i plagosur shtetasi E.L..

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të datës 3 shtator të vitit 2009 ka vendosur ndaj tij si masë sigurie atë të arrestit në burg për veprën penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentative".

Po sot Seksioni i Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës së policisë së Durrësit bëri të mundur kapjen e 21-vjeçari, Sadik Valteri, pasi ishte shpallur në kërkim.

I riu akuzohet se më datë 26 shkurt të vitit 2009 dyshohet se ka kryer vjedhjen e banesës së shtetasit S.M.

k.k/OA

Â

KOMENTE