Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes 93-vjeçari që i mbijetoi Hiroshimës dhe Nagasakit
English

Vdes 93-vjeçari që i mbijetoi Hiroshimës dhe Nagasakit

Hiroshimë, 7 janar, NOA - Tsutomu Yamaguchi, i mbijetuari i vetëm prej dy bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, të paktën sipas njohjes zyrtare nga autoritetet japoneze, vdiq këto ditë në moshën 93 vjeçare për shkak të kancerit të stomakut që kishte prekur disa muaj. I lindur në Nagasaki në vitin 1916, Yamaguchi, një inxhinier në Mitsubishi Heavy Industries, kishte pësuar në 6 gusht 1945 bombardimin e Hiroshimës, por edhe atë të Nagasakit.

Deklarata e tij publike kundër tmerrit të armëve atomike është rritur pasi humbi djalin e tij të dytë, i cili i mbijetoi Holokaustit bërthamor si një fëmijë, por që vdiq gjithashtu nga kanceri disa vjet më parë, në vitin 2005. "Duke pasur përvojë bombat atomike dhe duke u shpëtuar dy herë, fati im është për t'u diskutuar", shpjegoi Yamaguchi, protagonist edhe i një filmi dokumentar, 'Niju Hibaku' (rrezatim dyfishtë), së bashku me dy të mbijetuar të tjerë të bombave atomike.

Ndërsa në një konferencë në Nagasaki, ku ka mbajtur edhe fjalimin e fundit publik, inxhinieri tha se i kishte dërguar një letër të presidentit Barack Obama, i prekur shumë me fjalimin e tij në Pragë, për një botë të lirë nga armët bërthamore.

Së paku, 165 njerëz janë të njohur që u kanë mbijetuar dy sulmet bërthamore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, por Yamaguchi ishte i vetmi që kishte njohje zyrtare të dyfishtë, pra nga të dy sulmet së bashku.

n.e/NOA

KOMENTE