Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takohet me ambasadorin spanjoll dhe atë të BE-së, Helmut
English

Meta takohet me ambasadorin spanjoll dhe atë të BE-së, Helmut

Tiranë, 8 janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio dhe Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorin Helmut Lohan.

Në qendër të takimit ishin bisedimet lidhur me prioritetet e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian gjatë 6 mujorit të parë të 2010.

Në këtë kontekst, Ambasadorët Montobio dhe Lohan e informuan ministrit Meta edhe mbi ndryshimet e reja strukturore të Bashkimit Evropian pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës si dhe për vendosjen e kanaleve të komunikimit gjatë periudhës transitore të Presidencës spanjolle.

Meta i siguroi Ambasadorët për një bashkëpunim të hapur, të ngushtë dhe konstruktiv nga ana e qeverisë shqiptare duke theksuar se gjatë muajve të ardhshëm, qeveria do të vazhdojë të ndjekë me prioritet tre sfidat imediate të integrimit të vendit që janë plotësimi në kohë i Pyetësorit të KE, mbyllja e etapave të fundit për liberalizimin e vizave dhe zbatimi i rekomandimeve të Progres Raportit të fundit të Bashkimit Evropian.

Ambasadorët Montobio dhe Lohan, e siguruan Metën për mbështetjen e plotë të Unionit në realizimin e këtyre objektivave madhore për Shqipërinë.

k.k/NOA

KOMENTE