Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Gjiknuri: Të ikin ideatorët e politikave që shkaktuan përmbytjet
English

PS, Gjiknuri: Të ikin ideatorët e politikave që shkaktuan përmbytjet

Tiranë, 10 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka ngritur në një komunikim me mediat shqetësimin për mosnisjen e hetimeve nga organi i prokurorisë për krizën humanitare të krijuar në qarkun e Shkodrës.

Gjiknuri tha se Berisha duhet të ikë së bashku me ministrin e tij, Dritan Prifti si ideatorë të politikave të papërgjegjshme që shkaktuan tragjedinë.

"Partia Socialiste vazhdon të ndjekë me shumë shqetësim situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Përtej solidaritetit të natyrshëm me të gjithë banorët e dëmtuar dhe strukturat e sigurisë që punojnë pranë tyre, nuk mund të qëndrojmë gojëkyçur ndaj shkaqeve dhe përgjegjësive që sollën një situatë të tillë.

Ditë pas dite, nga dëshmitë e ekspertëve dhe të dhënat kontradiktore të qeverisë, shqiptarët po mësojnë se shkaku kryesor i përmbytjes nuk është natyror, por njerëzor.

Dëshmitë e ekspertëve po nxjerrin në pah se tragjedia erdhi si rezultat i keqmamanxhimit nga ana e strukturave shtetërore përgjegjëse për veprat në kaskadën e Drinit, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan përmbytjen më të madhe që ka parë ndonjëherë ky vend" tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, nëse nuk e ndjen veten me faj, Berisha duhet të shkarkojë menjëherë Dritan Priftin, cili me arrogancë dhe neglizhencë, duket të ketë shmangur çdo kërkesë që përcaktonte rregullorja në fuqi për manaxhimin e prurjeve ujore.

"Nëse nuk vepron edhe pas gjithë këtyre dëshmive që flasin qartë për përgjegjësitë e ministrit të tij, Berisha duhet të largohet bashkë me të, si ideatori i politikave që parapërgatitin situatën që shkaktoi  tragjedinë.

E njëjta thirrje vlen edhe për prokurorinë, e cila duhet të kishte filluar menjëherë hetimet, dhe jo të presë deri sa uji të hyjë në zyrat e saj, e më pas të kujtohet se paska një përmbytje" tha më tej Gjiknuri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE