Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kampionati afrikan i Futbollit 2010, Egjipti mund Nigerinë
English

Kampionati afrikan i Futbollit 2010, Egjipti mund Nigerinë

Angola, 13 janar, NOA - Në ndeshjet për Kupën e Afrikës në futboll që po zhvillohen në Angola, Egjipti mposhti kombëtaren e Nigerisë me rezultatin 3 me 1. Kjo ishte një përballje e grupit C e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës. Përfaqësuesja e Nigerisë kaloi në avantazh në minutën e 12-të me anë të Chinedu Obasi- Edu, ndërsa Emad Motaeb barazoi rezultatin (34'), për të dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë të lojës, Egjipti realizoi edhe dy herë, me anë të Ahmed Hassan (54') dhe Mohamed Nagy Gedo (87'), për të nxjerrë pikë të plota nga ky takim.

Ndërsa përballja tjetër e Grupit C për Kupën e Afrikës në futboll, ndërmjet Mozambikut dhe Beninit ka përfunduar me barazim mes palëve, me një rezultat 2 me 2.

n.e/NOA

KOMENTE