Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme: Si do të ndahen sot ndihmat në veri
English

Ministria e Brendshme: Si do të ndahen sot ndihmat në veri

Tiranë, 13 janar, NOA - Në bazë të detyrave të përcaktuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, ditën e sotme do të realizohen disa veprime dhe operacione nga strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në qarkun e Shkodrës. Raportimi përkatës i ministrisë së Brendshme bën me dijeni se konkretisht, specialistët italianë për digat do të transportohen nga Tirana për në zonat e prekura nga përmbytja.

Sikundër parashikohen fluturime të posaçme më komunën Velipojë për të transportuar ushqim për bagëtinë, ujë në sasinë prej 6 ton, ushqim me 500 pako si edhe 4000 thasë për argjinaturën e Reçit.

Kurse në komunën Bërdicë sipas këtij plani masash do të dërgohen 4 ton koncentrate për bagëtinë.

Në komunën Bushat do të dërgohen 4 gjeneratorë me fuqi 4.5 KV si dhe minimalisht 100 litra karburant, por edhe 1 lundër me motor.

Nga ana tjetër, në komunën e Dajçit do të kryhet një fluturim për të çuar ushqim për bagëtinë, 6 ton ujë si edhe 40 pako ushqimore në fshatin Darragjat.

Sa i përket bashkisë së Shkodrës atje do të dërgohen 2 mjete ushtarake për ndarjen e 5 ton koncentrate për kafshët si edhe 100 pako ushqimore për zonën e Bahçallëkur,

Në fund, në komunën Rrethinë do të dërgohen 80 pako ushqimore dhe 2 ton koncentrat, si dhe 4 ton të tjerë në komunën Ana e Malit.

n.e/NOA

KOMENTE