Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien në pranga 4 të rinj shqiptarë në Viçenza, plaçkitnin vila
English

Bien në pranga 4 të rinj shqiptarë në Viçenza, plaçkitnin vila

Viçenza, 14 Janar NOA - Një bandë e përbërë nga katër të rinj shqiptarë është kapur ditën e sotme nga karabinierët e Viçenzes. Ata kishin si objektiv vila, apartamente, e banesa të cilat i vidhnin gjatë natës.

Forcat policore thanë se bëhej fjalë pikërisht për: Ervin Kurti 22 vjeç i cili ishte i vetmi person që kishte një leje qëndrim të rregullt në shtetin italian ndërsa tre shokët e tij klandestinë janë, Marjo Sefa 20 vjeç, Eltion Kasa 24 vjeç dhe Albion Krashi 19 vjeç.

Për momentin të gjithë janë ndaluar me akuzën e vjedhjeve të banesave të shumta. Forcat policore pasi kishin marrë telefonata të shumta nga fqinjët e shqiptarëve, të cilët kishin parë shumë të rinj të cilët hynin e dilnin nga kjo banesë, bëri një kontroll në shtëpinë e tyre.

Pas këtij kontrolli në banesën e tyre u gjendën shumë bizhuteri me vlerë, unaza, varëse, e shumë sende të tjera me vlerë. Krahas tyre autoritetet gjetën dhe doreza, litarë dhe dylbi të cilat përdoreshin nga shqiptarët për të kryer vjedhjet e tyre.

Për sa i përket këtyre sendeve të gjetura të katërt shqiptarët nuk arritën të jepnin asnjë shpjegim, por sipas autoriteteve gjithçka ishte e vjedhur ku më pas ata e shisnin atë mall në treg të zi.

Krahas saj asnjëri prej shqiptarëve nuk kishte një punë të rregullt në qytetin e Viçensës madje disa prej tyre ishte ndaluar dhe më parë nga forcat policore për akte të paligjshme.

Tashmë po pritet vetëm një konfirmim më i saktë për këtë ngjarje dhe më pas do të jepet dhe masa e sigurisë, për katër të rinjtë shqiptarë.

r.b/NOA

KOMENTE