Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjithë bota angazhim për ndihma në Haiti, çifti Pit dhe Zholi dërgojnë 1 mln dollarë
English

Gjithë bota angazhim për ndihma në Haiti, çifti Pit dhe Zholi dërgojnë 1 mln dollarë

Porto Prince, 14 janar, NOA - E gjithë bota duket e angazhuar për të dhënë ndihmën dhe kontributin e saj për katastrofën që shkaktoi tërmeti i fuqishëm dje në Haiti.

Sipas të dhënave, vetëm çifti i aktorëve Bred Pit dhe Anzhelinë Zholi kanë dhënë 1 milion dollarë shpërndarjen e nevojave bazë ndaj popullatës së goditur nga ky tërmet.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania janë ndër vendet e para që dërguan atje ekipe të shpëtimit dhe furnizime për të mbijetuarit. Nga ana e tij, presidenti Barak Obama premtoi ndihmën maksimale të Shteteve të Bashkuara duke thënë se e ka udhëzuar administratën e tij që të përgjigjet me veprime të menjëhershme, të koordinuara dhe agresive për të mbrojtur jetët e mbijetuara.

Ndërsa ndihma e menjëhershme e Bashkimit Evropian arrin fillimisht tre milionë euro.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka deklaruar se janë rreth 3 milionë haitianë, apo një e treta e popullsisë të cilët shfaqin nevojë për ndihma emergjente.

Lidhur me një fakt të tillë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se 10 milionë dollarë do të dërgohen menjëherë nga kjo organizatë, në vendin ku nga tërmeti mësohet se kanë vdekur edhe 16 punonjës të OKB-së.

Tërmeti i fuqishëm prej 7 shkallë Rihter, më i rëndi në 200 vitet e fundit, shkaktoi shembjen e shumë ndërtesave në këtë vend të Karaibeve.

n.e/NOA

KOMENTE