Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beogradi tërheq ambasadorin e Serbisë në Malin e Zi
English

Beogradi tërheq ambasadorin e Serbisë në Malin e Zi

Beograd, 15 Janar NOA - Serbia ka rikthyer lojën e saj të tërheqjes së ambasadorëve nga vendet që njohin apo vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Nëse deri dje, Beogradi shpallet me bujë tërheqjen e ambasadorëve nga vendet që njohën Kosovën dhe më pas i rikthente në detyrë, heshtazi, sot autoritetet kanë protestuar te Mali i Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Dhe kështu, loja rifilloi: Beogradi komunikoi se sot e ka tërhequr ambasadorin e saj, Zoran Lutanovac, për konsultime në Beograd. Ministria e Jashtme e Serbisë deklaroi se i ka paraqitur demarsh përfaqësuesit të Malit të Zi në Beograd, me rastin e vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me, siç thuhet, "institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë". Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit të Serbisë në Podgoricë për konsultime në Beograd, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, raportoi radio Evropa e Lirë.

KOMENTE