Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Grupit të Partive Popullore në PE: Opozita nuk duhet të bojkotojë
English

Presidenti i Grupit të Partive Popullore në PE: Opozita nuk duhet të bojkotojë

Tiranë, 15 janar NOA - "Për ne Shqipëria është pjesë e Evropës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Evropian."

Këtë vlerësim dha Joseph Daul, President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe Daul u përqendrua në hapat e Shqipërisë në përafrimin e saj me BE-në, liberalizimin e vizave dhe bashkëpunimin ndërparlamentar.

Topalli falënderoi, Daul për mbështetjen e vazhdueshme duke shprehur bindjen në rritjen e bashkëpunimit në përshpejtimin e proceseve anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në këtë fazë të re ku ndodhet Shqipëria.

I pyetur nga mediat pas takimit, lidhur me bojkotin e opozitës zoti Daul tha:

"Demokraci e vërtetë është kur opozita bën punën e saj, bën propozimet e saj. Opozita nuk duhet të bojkotojë. Kjo nuk ekziston në demokraci. Kur zgjidhemi nga populli, nga qytetarët kemi një përgjegjësi për të mbajtur".

k.k/NOA

KOMENTE