Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh, shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut
English

Reportazh, shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut

Prishtinë, 15 janar NOA - Në rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren, rrugë kjo që lidh dy qytetet më të mëdha të Republikës së Kosovës, gjendet fshati Reçak, i cili ka larg vetëm 2 km komunën e Shtimes. Ky fshat u bë i njohur në botë për masakrën që forcat çetnike të Millosheviqit zhvilluan mbi popullatën shqiptare.

Tanimë për nderë të të rënëve për lirinë e shtetit të Kosovës, është ndërtuar Kompleksi Përkujtimor i cili mban emrin "Masakra e Reçakut".

"Tash kur e kemi shtetin tonë të Kosovës edhe Reçaku frymon lirshëm,ky fshat po ecën përpara pasi çdo ditë po ndërtohet, njerëzit ju kanë kthyer normalitetit, nxënësit shkojnë në shkollë", shprehen banorët e Reçakut. Por edhe sot e kësaj dite banorët e këtij fshati dhe të gjithë Kosovës e kanë të freskët tragjedinë që forcat serbe ushtruan mbi popullin shqiptarë, duke i masakruar ata, gjë që edhe botën e kishin tronditur veprimet çnjerëzore që çetnikët serb i kishin bërë popullit shqiptarë.

Vitet po kalojnë dhe tash kur po shënohet 11-vjetori i Masakrës së Reçakut, kanë filluar aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj date të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

I gjithë ky manifestim përkujtimor po mbahet nën patronazhin e Komunës së Shtimes, e cila tashmë këtë datë e ka shpallur si datë të rëndësisë së veçantë.

Pikërisht më 15 janar 2010 bëhen njëmbëdhjetë vjet që kur forcat çetnike serbe masakruan banorët shqiptarë të fshatit Reçak. Në 11-Vjetorin e kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme, ku të premten nga ora 9:00 deri në 11:30 do të bëhen homazhe dhe vendosje e kurorave dhe buqetave me lule në varrezat e Kompleksit Përkujtimor në Reçak, prej orës 12:00 deri në 12:50 do të mbahet një orë përkujtimore në ambientet e Shkollës së Mesme në Shtime. Po ashtu do tu bëhen edhe vizita familjarëve të të rënëve, ndërsa ata që i mbijetuan kësaj masakre do të tregojnë se çfarë masakre bëri Serbia ndaj popullit shqiptarë.

Hajdin Islami/NOA

KOMENTE