Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ban Ki-Moon thirrje Kosovës e Serbisë: Duhet të keni bashkëpunim rajonal
English

Ban Ki-Moon thirrje Kosovës e Serbisë: Duhet të keni bashkëpunim rajonal

Kosovë, 16 janar NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të vënë mënjanë konsideratat e statusit në interes të arritjes së bashkëpunimit rajonal.

"Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e përcaktimit të metodës së veprimit kur flitet për pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar dhe forumet që janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjatë në rajon" deklaroi Ban në raportin e fundit për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi misionin e UMNIK-ut në Kosovë.

Raporti i fundit tregon përmirësim në marrëdhëniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi më parë ishin tejet të kufizuara me të dërguarin e posaçëm Lamberto Zannier.

Po ashtu raporti thotë se situata e përgjithshme e sigurisë është realitivisht e qetë por e brishtë.

UNMIK-u mbetet i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e interesit të përbashkët, thuhet në raport. Pavarësisht bashkëpunimit me të gjitha palët, arrija e marrëveshjeve ka qenë e vështirë në fusha si drejtësia, doganat dhe trashgimia kulturore, thuhet në raport.

KOMENTE