Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KESH: Nuk po shkarkohen më ujëra nga Fierza, Komani apo Vau i Dejës, ja nivelet
English

KESH: Nuk po shkarkohen më ujëra nga Fierza, Komani apo Vau i Dejës, ja nivelet

Tiranë, 16 janar, NOA - Të dhënat më të fundit që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se atje nuk po kryhet më shkarkimi i ujërave nga Fierza, Komani apo Vau i Dejës.

Të raportuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë edhe faktin se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to.

Sipas tyre, prurjet në Fierzë llogariten 350 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në sekondë.

Në kaskadën e HEC-it të Fierzës thuhet se lartësia e ujit ka arritur në nivelin prej 289.91 metrash nga 296 metra që është kapaciteti i saj maksimal.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.69 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave.

Po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.64 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

n.e/NOA

KOMENTE