Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti i fundjavës në Elbasan, arrestohet shoferi që e shkaktoi
English

Aksidenti i fundjavës në Elbasan, arrestohet shoferi që e shkaktoi

Elbasan, 18 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin Sulejman Dëbrova, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Mashtrimit" pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, pranë fabrikës së Tullave në fundjavë. Lajmi konfirmohet nga burimet policore, të cilat sqarojnë se ku person ka qenë duke drejtuar automjetin Benz veturë, me targa TR 4844 L dhe më pas është përplasur me një tjetër benz me targa EL 2423 B, i drejtuar 33-vjeçari me inicialet E.D, lindur e banues në Elbasan.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme i ati i këtij të fundit, 67-vjeçari Refat Dyrma, vjeç 67, lindur e banues në Elbasan i cili ka qenë pasagjer, si dhe dhe kanë pësuar dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE