Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spindelegger: Kosova në BE brenda vitit 2020
English

Spindelegger: Kosova në BE brenda vitit 2020

Vjenë, 18 janar, NOA - Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një nismë të re për Ballkanin Perëndimor, me synimin e përfshirjes së këtij rajoni sa më parë në strukturat e tij brenda vitit 2020. Ndërsa në lidhje me Kosovën, kjo strategji përcakton në mënyrë të veçantë përfshirjen e saj në BE-së pasi të njihet nga të gjitha shtetet e këtij organizmi. Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger i cili ka paralajmëruar gjatë një deklarate të tij për mediat fillimin e kësaj nisme për Ballkanin Perëndimor në BE.

Ai ka shprehur bindjen se deri në vitin 2020 Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Ndërsa në lidhje me Kosovën ministri austriak ka qenë më i kujdesshëm duke thënë se aty është e nevojshme që të ndodhin mjaft gjëra.

Ai ka sqaruar se së pari është e domosdoshme që të gjitha vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Më tej ka shtuar se përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian, ndërkaq është pjesë e planit të nismës austriake për Ballkanin Perëndimor.

n.e/NOA

KOMENTE