Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instituti i Ndërtimit, akordon fonde ndihme për të përmbyturit
English

Instituti i Ndërtimit, akordon fonde ndihme për të përmbyturit

Tiranë, 19 janar, NOA - Instituti i Ndërtimit, përballë situatës se krijuar nga përmbytja në veri të vendit, përmes një njoftimi për shtyp se ka vendosur që të akordojë shumën e 500.000 lekëve nga buxheti i tij, në ndihmë të familjeve që u prekën prej tyre. Ndërkaq, ai shton se do të hapë edhe një numër llogarie bankare ku gjithë punonjësit e këtij institucioni, si dhe gjithë bizneset që bashkëpunojnë me të, të kenë mundësinë e përfshirjes në këtë proces donacioni ndihme.

"Instituti i Ndërtimit e gjen veten në krah të të gjitha organizmave shtetërorë të solidarizuar me çdo shqiptar të Shkodrës për dhimbjen ekonomike dhe psikologjike që ju shkaktuan ditët e para të këtij viti", deklaron drejtuesi i tij, Artur Roshi.

Nga ana tjetër, shton se Instituti i Ndërtimit në kuadrin e ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është i gatshëm të ofrojë asistencën e tij teknike e profesionale për t'u bërë pjese e menaxhimit të situatës së rehabilitimit nëpërmjet vlerësimit të dëmit në objektet e dala nga përmbytja.

n.e/NOA

KOMENTE