Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari i pret fytin gruas
English

Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari i pret fytin gruas

Teramo, 19 Janar NOA - Një grua shqiptare gjeti vdekjen kurse autori i dyshuar, i shoqi, u dorëzuar pranë autoriteteve policore duke pohuar krimin, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Policia konfirmoi se sot në orën 4 të mëngjesit është arrestuar për krimin e vrasjes së gruas së tij në Teramo, Shkëlqim Koni, shqiptar 45 vjeç, i cili kohët e fundit kishte bërë dhe një kërkesë për të marrë nënshtetësinë italiane.

Nga hetimi doli se gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, 45 vjeçari i ka dhënë fund jetës së bashkëshortes së tij Rudina, me një thikë kuzhine duke i prerë fytin.

Viktima quhej Rudina Koni 32 vjeç dhe vrasja ka ndodhur në banesën e çiftit në Villa Rosa di Martinsicuro, Teramo ku çifti kishte vite që jetonte. Pas vrasjes ai ka lajmëruar menjëherë policinë. Në shtëpinë e masakres ishin edhe të dy djemtë e çiftit, 7 dhe 8 vjeç, të cilët nuk ishin në dijeni të vrasjes për shkak se ata ishin duke fjetur në dhomën e tyre.

Aktualisht, shqiptari Shkëlqim Koni ndodhet në rajonin policor në Martinsicuro për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Bizzarri Serena.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika me të cilën është kryer vrasjen. Të dhënat e para flasin se burri kishte qenë prej kohësh i frikësuar për humbjen e dy fëmijëve dhe gruas së tij, për shkak të punës që do të bëhej gjithnjë e më e vështirë.

a.k/NOA

KOMENTE