Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, pranga 54-vjeçarit, masakroi gruan me të cilën bashkëjetonte
English

Tiranë, pranga 54-vjeçarit, masakroi gruan me të cilën bashkëjetonte

Tiranë, 19 janar NOA - Masakron gruan me të cilën bashkëjetonte, arrestohet nga policia një 54-vjeçar.

Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit pranë policisë së Tiranës arrestuan ditën e djeshme 54-vjeçarin Ilir Drini. Arrestimi i tij u krye sepse më datë 14 janar 2010, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar rëndë në pjesë të ndryshme të trupit 40-vjeçaren Amarda Hanku, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Nga hetimet e kryera nga policia rezulton se autori dhe e dëmtuara bashkëjetonin prej rreth 1-viti.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, është dhunuar prej burrit në mënyrë të përsëritur gjatë kohës që jetonin sëbashku. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pasaporta me gjeneralitete të ndryshme që nuk i përkasin këtij shtetasi, për të cilat do të bëhen ekzaminimet përkatëse.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "plagosjes së rëndë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE