Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Athina, grabiste me armë shoferët dhe pasagjerët
English

Ekstradohet nga Athina, grabiste me armë shoferët dhe pasagjerët

Lajmi ritransmetohet me foto

Tiranë, 22 janar NOA - Ekstradohet nga Greqia një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë.

Saimir Sulaj, 23-vjeç nga Fieri është ekstraduar sot nga Athina e Greqisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 24 prill të vitit 2008, e ka dënuar atë me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes me armë".

Ngjarja për të cilën është shpallur fajtor 23-vjeçari ka ndodhur më datë 17 shtator të vitit 2006, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Mallakastër - Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar, kur ai i armatosur ka ndaluar disa automjete.

Me dhunë dhe përmes kanosjes, ai u ka grabitur drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre shuma të konsiderueshme parash dhe telefonat celularë.

I riu u identifikua dhe u shpall në kërkim nga policia ndërsa kishte arritur tu shpëtonte prangave pasi ishte larguar drejt shtetit helen.

I kërkuari u kap në gusht të vitit të kaluar nga policia greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë gjë e cila u bë e mundur ditën e sotme.

k.k/NOA

KOMENTE