Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazetari Enkel Demi godet me grusht Mero Bazen
English

Gazetari Enkel Demi godet me grusht Mero Bazen

Tiranë, 22 Janar NOA Update - Gazetari i njohur Enkel Demi, qëllon me grusht, gazetarin Mero Baze.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tiranës, bëjnë të ditur burime mediatike.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e City Park në autostradën Tiranë - Durrës dhe në prani të shumë njerëzve që gjendeshin përreth, një pjesë e të cilëve kanë ndërhyrë, sikundër janë afruar dhe roje të sigurisë.

Konflikti mes Bazes dhe Demit, është shuar vetëm pasi ka ndërhyrë Mesila Doda, e shoqja e Enkel Demit duke u përpjekur të shuajë debatin që precipitoi në grusht ndaj Bazes në fytyrë.

Gjithsesi, sherri nuk ka zgjatur shumë ndërkohë që burime policore i thanë agjencisë NOA se asnjë denoncim nuk ka mbërritur nga i dëmtuari Baze.

Në këto rrethana, policia citon ligjin duke sqaruar se nuk ka ndërmend të nisë një procedim penal kur nuk ekziston padi penale nga i dëmtuari.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Mero baze, shpalli se ka vendosur të mbyllë të përditshmen e tij "Tema" duke pohuar se problemet financiare e detyruan të ndërmarrë këtë vendim.

e.r/NOA

KOMENTE