Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Shtetit fton Edi Ramën: Fute PS-në në Kuvend
English

Ministri i Shtetit fton Edi Ramën: Fute PS-në në Kuvend

Tiranë 22 janar NOA - Ministri i Shtetit Genc Pollo i bëri thirrje opozitës së drejtuar nga Edi Rama që të rikthejë deputetët e saj në Parlament për t'i dhënë fund kështu bojkotit rreth pesë mujor që lidhet me kontestimin e pjesshëm të zgjedhjeve.

Deklaratën, z.Pollo e bëri gjatë një fjalimi që mbajti pasditen e së enjtes në përkujtimin e 90 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, i pranishëm në aktivitetet që u bënë në këtë qytet, me rastin e përvjetorit jubilar.

"Nëse evokojmë sot Kongresin e Lushnjës, është rasti që të gjithë ata që janë përfaqësues të këtij populli, të bëjnë gjithçka për këtë vend dhe të bëjnë pjesë në një Kuvend, - deklaroi z.Pollo dhe shtoi: "Në një Kuvend të Republikës së Shqipërisë, sepse ashtu si edhe 90 vjet më parë edhe delegatët që erdhën, edhe ata që për shkak të rrethanave, erdhën më vonë, u bashkuan drejt vendimeve historike të vitit 1920". "Një gjë e tillë duhet të frymëzojë të tërë që të shkojnë të flasin të debatojnë dhe të votojnë në Kuvendin e Republikës 90 vjet më vonë", - tha Pollo duke ftuar kështu opozitën të lërë bojkotin.

Kongresi i Lushnjës u mbajt në 21-31 janar 1920 ku morën pjesë delegatë të zgjedhur nga gjithë Shqipëria, me qëllim studimin e situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë.

Pasditen e 31 janarit të vitit 1920-të, Kongresi i Lushnjës u dha fund punimeve duke vendosur Tiranën, kryeqytet të Shqipërisë.

e.r/NOA

KOMENTE