Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Xhaçka: Mandati i Metës, halli i tij madh
English

PS, Xhaçka: Mandati i Metës, halli i tij madh

Tiranë, 22 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës u shpreh se makthi i madh i Ilir Metës është fakti se ai e di se mandati i tij i falur nga Sali Berisha në Tiranë është një prej mandateve që ka vjedhur nga PS.

"Paterica e Sali Topallit, pasi shiti 80 mijë votat e shqiptarëve, për tu ulur në prehrin e plakut Berisha, po tregon çdo ditë e më shumë ankthin e vërtetë të tij.

Ilir Meta nuk ka problemin e kushtetutës, as të ligjit e as të ndërkombëtarëve, pasi ai e di se kërkesat e popullit opozitar janë të ligjshme dhe tashmë të mbështetura dhe nga faktori ndërkombëtar.

Por makthi i madh i Ilir Metës është fakti se ai e di se mandati i tij i falur nga Sali Berisha në Tiranë, është një prej mandateve të vjedhura nga Partia Socialiste. Kjo është frika e Ilir Metës, frika se hapja e kutive do nxjerrë në dritë dhe pazarin e tij të vërtetë me Sali Berishën" tha Xhaçka.

k.k/NOA

KOMENTE