Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus - Ferrara, lamtumira vjen të enjten
English

Juventus - Ferrara, lamtumira vjen të enjten

Torino, 25 Janar NOA - Me sa duket aventura e Çiro Ferrarës nën drejtimin e ekipit të Juventusit po i vjen fundit kjo dhe pas humbjes me Romën në ndeshjen e së shtunës.

Mediat italiane e kanë bërë sot këtë lajm të sigurt dhe gjithçka mund të ndodhë ditën e enjte kur ekipi bardhë e zi do të përballet në Kupën e Italisë, me Interin dhe pavarësisht nga rezultati i kësaj ndeshjeje qoftë ai dhe pozitiv, tekniku Ferrara, do të largohet dhe ditën e shtunë në sfidën me Lazion në pankinën e Juventus do të jetë një trajner i ri.

Kandidaturat për këtë vend janë të shumta por emri i holandezit Guss Hiddink duket se është më i përshtatshmi për ekipin ku burime nga Rusia thonë se Juventus e ka rritur ofertën e saj nga 3.5 në 5 milionë euro në sezon dhe për këtë ofertë Hiddink është vënë në mendime.

Krahas tij janë dhe shumë emra të tjerë të cilët po qarkullojnë në ambientet e klubit juventin ku mund të përmenden: Trapattoni, Zoff, Laudrup, Gentile, Vialli, Zaçheroni, Carrera dhe Saçhi.

r.b/NOA

KOMENTE