Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja Ledesma, këtë radhë fiton Lottito
English

Çështja Ledesma, këtë radhë fiton Lottito

Romë, 26 Janar NOA - Ndryshe nga çështja e maqedonasit Goran Pandev ku ai fitoi të drejtën për tu larguar nga klubi i Lazios këtë radhë ai që ka shijuar fitoren ka qenë presidenti i Lazios, Lottito ku për sa i përket kërkesës së njëjtë por këtë herë nga Ledesma ai ka arritur të fitojë kundrejt lojtarit të tij.

Nga komisioni i Arbitrazhit në Itali kërkesa e lojtarit për t'u larguar nga Lazio nuk është pranuar dhe për këtë gjë ai është i detyruar t'i përmbahet kontratës e cila e lidh me klubin kryeqytetas deri në qershor të vitit 2011.

E vetmja mundësi e cila bën të mundur largimin e lojtarit është interesimi i një klubi për Ledesmën i cili do të përmbushë kërkesat e Lottitos për blerjen e tij.

Këtë gjë mund ta bëjë Inter e cila ka treguar një interes të madh për lojtarin ku kërkon ta marrë atë së bashku me mbrojtësin e krahut të Lazios, Kolarov, për të bërë një marrëveshje të dyfishtë.

Pritet vetëm oferta e klubit zikaltër që do të vlerësohet nga presidenti Lottito i cili më pas do të vendosë fatet e dy lojtarëve.

r/b/NOA

KOMENTE