Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndotja, sa do të ulet këtë vit
English

Ndotja, sa do të ulet këtë vit

Tiranë, 26 janar NOA - Gjatë vitit në vazhdim, ekonomia më e fuqishme botërore që shfrytëzon dhe pjesën më të madhe të teknologjisë në botë, Kina, do të lëshojë 400 mijë tonë dyoksid sulfuri më pak, duke ulur ndjeshëm ndotjen globale.

Pohimin e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Mjedisit i Kinës Zhou Shengxian i cili u shpreh se sivjet Kina do të përpiqet të pakësojë me 400 mijë tonë vëllimin e lëshimit të dioksidit të sulfurit në krahasim me vitin 2009.

Mbi bazën e kryerjes së objektit të parapërcaktuar në pakësimin e lëshimit të vëllimit të nevojës kimike për oksigjen, Kina do të përpiqet të pakësojë kështu ndotjen, komenton radio Kina.

Zhou Shengxian u shpreh se sivjet organet e mbrojtjes së mjedisit do të kontrollojnë ndërmarrjet e lëshimit të metaleve të rënda dhe zonat e rrethuara dhe do të zgjidhin me të gjitha forcat problemet e dukshme të mjedisit.

Krahas këtyre, ato do të nxitin kontrollin e përbashkët të ajrit të deltës së lumit Jance me atë të Zhujiangut, për të garantuar arritjen e standardit të ajrit të Ekspozitës Botërore të Shangait të vitit 2010 dhe të Lojërave Aziatike të Guangzhout.

KOMENTE