Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori shqiptar i paraqet mbretit të Spanjës Letrat Kredenciale
English

Ambasadori shqiptar i paraqet mbretit të Spanjës Letrat Kredenciale

Tiranë, 27 janar NOA - Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Kastriot Robo i paraqiti sot Letrat Kredenciale, mbretit të Spanjës, Huan Karlos I.

Pas mbërritjes në Sallën e Ambasadorëve në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe paraqitjes së forcës nga Komandanti i Truprojës së Nderit, ceremonia zyrtare e zhvilluar në Pallatin Mbretëror të Madridit filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Robo u prit nga Mbreti Huan Karlos, i cili u shpreh për mundësitë mjaft të mëdha të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e turizmit mes dy vendeve.

Ambasadori Robo gjatë bisedës u ndal në mënyrë të veçantë tek mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sidomos në hapat konkrete që Presidenca spanjolle e BE-së pritet të ndërmarrë në raport me Shqipërinë dhe Rajonin.

k.k/NOA

KOMENTE