Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jones: Kundër ndarjes, pro integrimit të Veriut
English

Jones: Kundër ndarjes, pro integrimit të Veriut

Prishtinë, 28 janar, NOA - Kosova nuk është një rajon për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin ndarjen apo ndonjë skenar të jashtëzakonshëm ndaj tij. Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një interviste, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë të angazhuara në integritetin e saj territorial.

Më tej, Jones ka vënë në dukje faktin se Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e veriut në institucionet e Kosovës dhe janë të mendimit se është e rëndësishme për Prishtinën ta bëjë popullatën serbe që jeton në pjesën veriore të Kosovës të ndihet pjesë e saj dhe të investojë në prosperitetin e kësaj republike të re.

Sipas zv/ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, paraqitet gjithashtu në interes të Beogradit, që të punojë me njerëzit që jetojnë në atë rajon të gjejnë zgjidhje praktike për të përmirësuar standardin e tyre për një jetë më të begatë.

n.e/NOA

KOMENTE