Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon drejtorin e USAID: Do vijojmë ndihmat për banorët e dëmtuar në Shkodër
English

Topalli takon drejtorin e USAID: Do vijojmë ndihmat për banorët e dëmtuar në Shkodër

Tiranë, 28 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me drejtin e ti të USAID-it, në Shqipëri, Xhozef Uilljam i cili u shoqërua nga Ambasadori amerikan, John Uithers.

"Është e jashtëzakonshme ajo çfarë Shqipëria ka bërë në kaq pak vite demokraci." tha sot, drejtori i ri i USAID-it në Shqipëri, Xhozef Uilljams gjatë takimit.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi në mënyrë të veçantë për ndihmën, që USAID dhe Shtetet e Bashkuara dhanë për kapërcimin e situatës së vështirë të përmbytjeve në fatkeqësinë natyrore në Shkodër.

Ulliams tha se vlerëson gjithçka që shteti shqiptar bëri në kapërcimin e emergjencës në Shkodër dhe siguroi se, ndihma e USAID-it do të vijojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjitha komunave.

Kryetarja e Kuvendit dhe Drejtori i USAID-it biseduan edhe mbi çështjet e edukimin dhe shëndetit të vajzave dhe nënave.

Drejtori i USAID, Ulliams vlerësoi angazhimet e Kryetares së Kuvendit në luftën kundër dhunës në familje dhe për luftën ndaj kancerit.

Kryetarja e Kuvendit tha se lufta kundër dhunës në familje dhe kundër kancerit mbeten beteja prioritare të saj, ndaj tha ajo, do të isha shumë e kënaqur për të bashkëpunuar me USAID-in për të fituar këto beteja.

k.k/NOA

KOMENTE