Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Marrëveshja e Ujërave me Greqinë, do ecë para
English

Kryeministri: Marrëveshja e Ujërave me Greqinë, do ecë para

Tiranë, 29 janar, NOA Update - Marrëveshja me Greqinë do të ecë para pavarësisht refuzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese. Një fakt të tillë e ka bërë më dijeni kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës ka theksuar se gjithsesi vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk diskutohet. "Por ne do të shohim zbatimin e mëtejshëm të saj në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare", tha më tej në fjalën e tij Berisha. Sipas tij, ligji i deteve është zbatuar me korrektesë nga ana e palës shqiptare lidhur me negocimin për këtë marrëveshje me palën greke.

"Por, të pëlqen ose jo, nuk diskutohet vendimi i Gjykatës. Marrëveshja me Greqinë do të ecë para", përfundoi Berisha reagimin e tij mbi çështjen e marrëveshjes së kufirit detar me vendin fqinj.

n.e/NOA

KOMENTE