Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër me tre fëmijë të vrarë në Devoll
English

Masakër me tre fëmijë të vrarë në Devoll

Devoll, 29 janar NOA - Tre ditë pas vrasjes së trefishtë në qytetin e Durrës opinioni publik është tronditur sërish sot nga një tjetër ngjarje me të tilla përmasa.

Por ndryshe nga ngjarja e Durrësit që viktimat ishin tre djem të rinj kësaj here viktimat janë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vidohov të Devolli, kur tre vëllezër të moshës së mitur janë ekzekutuara me armë nga persona ende të panjohur.

Policia ka identifikuar viktimat të cilët janë Taulant, Xhiljan dhe Eldi Mulliri nga fshati Vidohov.

Sipas policisë fëmijët janë të Luljana Mullirit e cila dy vjet më parë u akuzua për vrasjen e një 7-vjeçari të cilin e kishte masakruar disa vite më parë dhe e kishte hedhur në pusin e fshatit.

Aktualisht gruaja ndodhet në burg.

Policia po heton për të identifikuar autorët e masakrës.

k.k/NOA

KOMENTE