Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vriten tre fëmijët e Liliana Mullirit për hakmarrje ndaj saj
English

Vriten tre fëmijët e Liliana Mullirit për hakmarrje ndaj saj

Devoll, 29 Janar NOA - Masakra e trefishtë që ndodhi sot në mesditë në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll i ka rrënjët shtatë vjet më parë kur Liliana Mulliri vrau një fëmijë shtatë vjeçar dhe e hodhi në pus.

Viktimat janë Tauland, Xhilian dhe Eldi Mulliri, tre fëmijët nga 9 deri 12 vjeç të Liliana Mullirit, e cila gjendet në burg për akuzën e vrasjes me paramendim.

Në burg u fut njëkohësisht me dënimin e Lilianës, edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për moskallëzim krimi.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila ndodhet në vendngjarje, thotë se ngjarja e sotme ndodhi në orën 13.55 minuta në fshatin Vidohovë kur një person që dyshohet të jetë i afërm i Alberto Xhihanit, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend tre fëmijët e Liliana Mullirit.

a.f/e.r/NOA

Vijon...
KOMENTE