Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, identifikohen autorët e vjedhjeve të çantave
English

Tiranë, identifikohen autorët e vjedhjeve të çantave

Tiranë, 1 shkurt NOA - Dy djem të moshës 20-vjeçare, aktualisht të arrestuar, janë identifikuar edhe si autorë të disa vjedhjeve çantash të kryera në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Shërbimet e hetimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.3 Tiranë mundësuan dje identifikimi dhe zbulimi i autorëve të disa vjedhjeve të çantave, ku më konkretisht u dokumentua vjedhja e çantës së një shtetaseje e ndodhur në rrugën "Hajdar Hidri" më datë 08 tetor 2009, vjedhja e çantës së një shtetaseje e ndodhur në rrugën "Islam Alla" më datë 01 nëntor 2009, dhe vjedhja e çantës së një shtetaseje e ndodhur në rrugën "Islam Alla" më datë 23 nëntor 2009.

Nga hetimi i kryer rezulton se autor të këtyre vjedhjeve janë 20-vjeçarët Franc Çuedari, dhe Bledi Larti, të cilët aktualisht ndodhen të arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.1, më datë 28 janar 2010.

U kryen veprimet proçeduriale, dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha proçedimet e kryera prej tyre, për konsumim të veprës penale të "Vjedhjes" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE